Duket ende si 20-vjeçare. Valbona Selimllari feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush
Vitet kalojnë dhe teksa e shohim në ekranet shqiptare, nuk mund të mos mendojmë se koha ka ndaluar për Valbona Selimllarin.
Dhe ditën e sotme ish Miss-i i parë shqiptar feston ditëlindjen. Në llogarinë e saj kanë mbërritur urime të shumta nga miq, kolegë e fansa.
Por suprizën më të bukur Valbona e ka marrë nga nipi i saj, një tufë gjigande lulesh. “Lum unë për tezen që kam. Të uroj gjithë lumturinë e botës”, i shkruan ai.
Me siguri ky urim dhe këto lule e kanë bërë këtë festë mjaft të bukur për Valbonën. Për të gjithë kuriozët Valbona Selimllari siç e ka thënë dhe vetë vite më parë në një intervistë ndonëse kudo e shkruajnë se është e vitit 1973 në të vërtetë është e ’72-shit pra ditën e sotme Valbona Selimllari feston 48-vjetorin e saj.