Dy shqiptaret e vetme të ftuara në premierën e “Once Upon a Time in Hollywood”
Mbrëmë në Festivalin e Filmit në Kanë u shfaq premiera e filmit “Once Upon a Time in Hollywood” me regji të Quentin Tarantinos ku ishin të ftuar emra të njohur në të gjithë botën.
Në tapetin e kuq morën pjesë edhe dy shqiptaret, blogerja Armina Mevlani dhe modelja e famshme Heidi Lushtaku, të cilat dukeshin më bukur se kurrë.
Dy bukuroshet shqiptare qëndruan gjatë gjithë mbrëmjes së bashku dhe nuk harruan që të përshëndesnin ndjekësit e tyre në gjuhën shqipe dhe angleze.
Armina u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të gjatë portokalli që i jepte shumë hijeshi, ndërsa Heidi u shfaq me një fustan ngjyrë rozë me të cilin dukej elegante.
“Once Upon a Time in Hollywood” është filmi që ka bërë më shumë bujë gjatë kësaj kohe pasi protagonistët janë dy yje hollivudianë, Brad Pitt dhe Leonardi DiCaprio.
https://www.instagram.com/p/Bxwu3ZhFqAN/?utm_source=ig_embed
KOHA JONË SONDAZH

