”E dija që ishe gur i çmuar”, falenderimi që surprizoi Irmën

Irma Libohova dhe Rei Bezhani ishin të ftuarit e Bieta Sulos, në studion e “Ftesë në Pesë”, për të treguar më tepër rreth bashkëpunimit të tyre “Peng”. Të dy këngëtarët pranuan se kanë ngelur mjaft të kënaqur nga rezultatet e këtij bashkëpunimi.

Rei, nga ana tjetër nuk ngurroi të shprehte hapur falenderimet dhe vlerësimet për Irmën, duke treguar mirënjohje pafund për mbështetjen dhe sjelljen e saj profesionale.

“Që në momentin e parë që unë kam folur me Irmën, e kam ditur që Irma mund të jetë ai guri i çmuar për nisjen e karrierës sime”, nisi të thoshte Rei, për të vijuar më tej me një falenderim publik ndaj këngëtares.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më vlerësoi maksimalisht për çdo gjë që unë i kam dhënë dhe që unë jam, e për këtë unë i jam falënderues shumë. Në këto kohë që kanë ardhur, është shumë e vështirë që dikush të të vlerësojë tamam për atë që je”, përfundoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?