E dinit që Anthony Hopkins i bie pianos? Ja kush është fansja më e madhe e tij
“Fansja ime më e madhe”, kështu Anthony Hopkins përkufizon macen e tij, që mbi gjunjët e aktorit, duket se e vlerëson shumë talentin muzikor të padronit të saj. I famshmi Hannibal Lecter i filmit “Silence of the Lambs” ka postuar një video në Twitter, në të cilën duket se luan në piano me felinin e ekzaltuar…
Aktori ka nisur të luajë në piano në moshën 6 vjeçare dhe në fillim të karrierës së tij teatrale, Anthony, i ri asokohe, u pranua në Welsh College of Music and Drama, falë edhe aftësisë për t’i rënë pianos.
Ditët e shkuara, Hopkins kishte shpërndarë një tjetër video ndërkohë që luante diçka të tijën në piano, duke marrë shumë komplimente dhe mijëra klikime. E duket se Hannibali ‘i tmerrshëm’ luan edhe kitarrën dhe ushtron gjithashtu artin e pikturimit. Me pakë fjalë një artist i vërtetë.
Nuk është e gjitha. Hopkins është edhe kompozitor, kolona zanore të të cilit janë në tri filma si: Return Journey” (1990), “August” (1996) dhe Slipstream (2006), si dhe albume të ndryshme të regjistruar me muzikë klasike.
Jo vetëm kaq, ai ka debutuar nën petkun e pianistit me një album të titulluar thjesht “Anthony Hopkins – Composer”, publikuar më 16 janar të 2012.