E ëmbël dhe e ndrojtur, Celine Dion në versionin baby

Për 52 vjetorin e saj Celine Dion i ka dhuruar fansave një foto nga koha kur ishte e vogël. Një foto kur këngëtarja e famshme ishte thjesht një vajzë e vogël, e qeshur dhe pak e ndojtur përpara aparatit fotografik, shumë vite përpara se reflektorët të drejtoheshin nga ajo për tu bërë një gjë e zakonshme.’Gëzuar ditëlindjen Celine! Të urojmë shëndet, dashuri dhe lumturi!, komentojnë të gjithë.

Fotoja i takon kohëve të fëmijësë së saj në Charlemagne, në Quebec dhe tregon flokët e gjatë deri në supe, duke të dhënë idene e një fotoje klasike të vitit shkollor.

Celine po shijon ndërkohë karantinën në shoqërinë e tre fëmijëve të saj Rene 19 vjec, binjakët Nelson dhe Eddy 9. Ashtu si kolegët e saj, këngëtarja ka qenë e detyruar të anulojë turneun e saj botëror ‘Courage’ për shkak të pandemisë globale. Nëpërmjet Twitter ajo ka njoftuar që koncertet në Amerikë dhe Kanada janë shtyrë. ‘Datat e Courage World Tour në Amerikën e Veriut, të parashikuara në 24 mars dhe 27 prill, janë shtyrë’.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?