E gjeni dot sa këngë shqiptare titullohen ”Ti amo”?

As do denjojmë t’i japim ndonjë kuptim të thellë këtij artikulli. Thjesht na bëri përshtypje numri i këngëve shqiptare që titullohen “Ti amo” ose “Te amo” që s’kanë ndonjë dallim të madh nga njëra-tjetra. Si fillim, le të testojmë hamendësimin tuaj.

Janë plot tetë nga shumë të tjera që presim të publikohen në të ardhmen. “Ti amo” mbahet mend kollaj, shërben si dedikim dhe kur kërkon një këngë me titull “Ti amo”, të dalin dhe gjithë të tjerat që rrisin shanset për t’u parë.

E freskët nga furra, ju shërbejmë “Ti amo” nga Xheni dhe Geni. Në video gjeni, Xhenin nëpër shkallë dhe mjekrën e Genit, që i hap telashe në aeroport.

YouTube player

Natyrshëm, “Ti amo” e momentit nga Luana, ku këndohen përafërsisht 250 fjalë në refren.

Luana Vjollca - Ti Amo (One shot music video)

Anxhelo Koci stërmundohet t’i thotë “Ti amo” bukuroshes që ka qejf. Pasi i shmanget, në fund ia thotë ajo vetë e para.

Anxhelo Koci - Ti Amo (Official Video 4K)

“Ti amo” e Mozzik dhe Veysel është himni i atyre që dashurojnë paranë, qoftë euro, dollar apo franga.

VEYSEL & MOZZIK - TI AMO (OFFICIAL VIDEO)

Dy vite më parë, dyshja legjendare Crazy Girl dhe G-Bani u rikthyen me “Te amo.” Edhe nëse s’e dëgjoni këngën thjesht mbani mend që G-Bani tha “kombinoj me suksesin si birra me kikirikun” dhe ne e injoruam.

Crazy Girl & G-BANi - Te Amo (Official Video HD)

Orinda Huta është gjithashtu pjesë e kësaj liste me një këngë standarde vere, që s’mund të kishte tjetër titull veçse “Te amo.”

Orinda Huta ft. Luis (Panacea Project) - Te Amo (Official Video HD)

Adrian Gaxha ka një këngë të titulluar “Ti amo të dua” por s’gjendet në YouTube. Vin Veli gjithashtu publikoi “Te amo” vjet në verë, por për një arsye që mbetet mister, teksti është në spanjisht. /Anabel/

SHKARKO APP