E kapi për dore, Olta acarohet me Luizin: Kam një partner që më shikon

Në “Big Brother Albania Vip 2”, debatet nuk kanë të sosur.

Olta Goxhari është revoltuar me Luiz Ejllin, pasi ky e fundit e tërhoqi në një moment nga dora aktoren. Ky veprim nuk i ka pëlqyer aspak kësaj të fundit dhe mërzitjen e saj e ka shprehur me banoren tjetër, ish-konkurrenten e “Përputhen”, Efin.

“Unë e di që ai nuk e bën me të keq, por nuk më erdhi mirë sepse unë kam dhe një partner që më sheh nga televizori. Po dhe sikur mos të kisha, mua të kapi njeri nga dora dhe të më tërheqi është e tepërt! Këtu me dorë nuk ka”, u shpreh Olta, e cila më pas paralajmëroi Luizin që të mos e përsërisë më këtë veprim.

SHKARKO APP