E keni lexuar dhe parë kudo? Ja çfarë është ”Palm Angels”

Ish-drejtori artistik i Moncler, Francesco Ragazzi nuk kishte në plan që të krijonte një markë të vetën. Projekti i tij ”Palm Angels” ishte thjesht një libër që vendoset nëpër kafene, ku paraqiteshin fotografi me skena skejtbordi në Los Angeles. ”Linja ime është përfaqësimi i kulturës amerikane si i huaj. Emri ”Palm Angels”, vjen nga fotografia e parë që bëra për librin tim. Ishte një djalë flokëverdhë dhe po kërcente në ajër me patinën e tij në palmat e Kalifornisë. Mendova, ja tek janë palmat, ai duket si engjëll, kështu që ”Palm Angels””,-tha ai në një intervistë për Coveteur.

Ragazzi u shpreh se të jetuarit mes SHBA-së dhe Italisë, ka ndikuar që të shfaqë kuriozitet për të bërë bashkë dy kulturat. Ai u shpreh se marka lindi krejt rastësisht, pas bashkëpunimit me Pharrel Williams.

“Doja të isha fotograf mode, fotografia ka qenë gjithnjë pasioni im. Herën e parë kur shkova në Los Angeles kisha aparatin tim të vogël dhe u dashurova me qytetin. Kështu lindi me pak fjalë. Pastaj e prezantova projektin te Rizzoli [botues] dhe Pharrell Williams me të cilin po punoja. Ai ka qenë patinator kështu që shkroi parathënien e librit. Kjo ndodhi në vitin 2014. Pastaj një mik më tha, ”pse nuk nis një linjë tënden? Do të të mbështes”. Kështu nisi”,-thotë më tej ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Palm Angels” u themelua në vitin 2015. Marka e ka bazën në Milano, megjithëse nuk mund të quhet një markë italiane, pasi frymëzimi i saj është kultura e skejtbordit në Los Angeles. Marka nuk është as amerikane, pasi Ragazzi e sheh kulturën amerikane në këndvështrimin e tij, si një i huaj. Në ditët e sotme, ”Palm Angels” është një nga markat e preferuarave të reperëve dhe yjeve të NBA. ”Palm Angels” ka krijuar një terren të sigurt në industrinë e modës dhe për njerëzit që nuk shohin ndonjë ndryshim mes veshjeve luksozeve dhe atyre të përditshmërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?