E ofendoi rëndë publikisht, Beatrix njofton se do të ndërmarrë hapa ligjor ndaj Albanos!

Nëse kërkoi vëmendje për emisionin e ri, ia arriti, por jo në formën e duhur.

Po flasim për batutën e rëndë të Albano Bogdos ndaj Alban dhe Beatrix Ramosajt. Batutë e cila iu kthye “boomerang” pasi të shumtë janë personat e njohur apo edhe komentuesit e thjeshtë të cilët e kanë “dënuar” veprimin e tij.

Ndonëse një ditë më parë në reagimin e saj tezja e Albanit dhe Trixës, Albërija përmendi Kodin Penal të Shqipërisë, deri tani nuk kemi parë asnjë veprim ligjor nga ana e artistëve kundrejt Albanos.

Mirëpo me postimin e fundit Albërija ka lënë të nënkuptojmë se Beatrix do u drejtohet autoriteteve ligjore.

Hadërgjonaj ka ndarë një koment që i ka dërguar një ndjekëse e cila shkruan se falja publike nuk ka më rëndësi nëse dëmi është bërë. Në këtë koment thuhet se Beatrix duhet të bëjë denoncim. “Unë të isha në vend të Beatrix do merrja avokatin dhe do bëja padinë për prishje imazhi dhe shpifje”- thuhet mes të tjerash aty.

“Ashtu do ndodhë!” -shkruan krahas Albërija.

SHKARKO APP