E pëson edhe Madona, ja çfarë ndodh kur të gjithë duan të bëhen si Kim Kardashian
Deri tani me shumë siguri duhet t’i keni parë fotot virale të Madonnës, që bënë “namin” në rrjetet sociale.
Pas publikimit të imazheve, të gjithë i mundonte një pyetje e vetme: A ka vendosur këngëtarja 60-vjeçare implante në të pasme apo jo?
Sigurisht që, nëse i ka vendosur apo jo, kjo nuk është puna jonë dhe e askujt tjetër, por ato kanë rënë shumë në sy pasi duken aspak natyrale.
Fotografitë janë postuar fillimisht nga një fans i këngëtares në Twitter dhe prej atëherë kanë marrë “dhenë.”
Ndërkohë, më në fund ka ardhur edhe reagimi i saj.
Këngëtarja iu drejtua Instagramit duke shkruar:
Nuk kam nevojë për aprovimin e askujt……Kam të drejtën të bëj çfarë të dua me trupin tim, ashtu si të gjithë! Faleminderit 2019! Do të jetë një vit i mahnitshëm! #2019 #freedom#respect #nofear #nodiscrimination”



KOHA JONË SONDAZH

