E shkroi kur ishte vetëm 13-vjeç, del në ankand albumi i parë i Ed Sheeran

Një demo e këngëve të regjistruara nga Ed Sheeran kur ishte vetëm 13 vjeç kanë dalë në ankand. Shitësja aktuale i bleu regjistrimet nga nëna e këngëtarit në qytetin Framlingham, Suffolk në vitin 2005.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, bleu fillimisht koleksionin e këngëve të dashurisë “Spinning Man” sepse dëshironte të mbështeste muzikantët e zonës. Demoja u regjistrua kur Sheeran ishte vetëm 13 vjeç dhe del në ankand më 24 Nëntor në Omega Auctions.

Swiss Digital Desktop Reklama

Demoja do të shitet së bashku me një kopje të CD-së së dytë të Sheeran “The Orange Room” që u publikua nga kantautori në vitin 2005. Të dyja CD-të pritet të kapin vlerën e 20.000 paundëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një kopje tjetër e “Spinning Man” kapi së fundmi 50,000 £ në Omega Auctions. Kujtojmë gjithashtu që një nga pikturat e këngëtarit u shit së fundmi për 40.000 £ në një ankand bamirësie me qëllim ndërtimin e një këndi lojrash për fëmijët me aftësi të kufizuara.

/abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?