Ed Sheeran ia ka dhuruar 170 mijë paund shkollës së tij të vjetër

Pop ylli 29-vjeçar, Ed Sheeran, ia ka dhuruar një shumë të majme të hollash shkollës “Thomas Mills School” në Suffolk, përgjatë një periudhe mbi dy vjeçare. Qëllimi i këngëtarit është që t’i ndihmojë studentët të dallohen në sferat e artit dhe departamentin e IT-s.

Gjatë kësaj kohe, fondacioni “Ed Sheeran Suffolk Music Foundation” ka ndihmuar në blerjen e laptopëve, kamerave dhe krijimin e një dhome të fotografisë për këtë shkollë, që është vendi ku Sheeran e kishte takuar bashkëshorten e tij, Cherry Seaborn, transmeton Koha.

Richard Hanley, drejtori i departamentit të muzikës në këtë shkollë, citohet të ketë thënë: “Nxënësit dhe stafi i kësaj shkolle janë fatlum që e kanë një person bamirës i cili i njeh dhe i çmon vlerat e artit në fushën e edukimit. Ai e kupton sa i rëndësishëm është arti për të rinjtë dhe se si mund t’i ndryshojë jetët e tyre.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç këtij donacioni, ylli i hitit “Shape of You” i ka dhuruar edhe 10 mijë funte për një shkollë fillore lokale, si dhe 10 mijë funte të tera për spitalin “Aldeburgh Hospital League of Friends”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, kantautori Sheeran së fundmi e kryesoi listën e të përditshmes “The Sunday Times” të muzikantëve më të pasur nën moshën 30-vjeçare në Britani të Madhe. Sheeran, falë 40 milionë funteve të fituara gjatë vitit të kaluar, ka arritur ta krijojë një pasuri totale prej 200 milionë funtesh, duke e siguruar kështu edhe vendin e parë në listën e muzikantëve më të pasur të rinj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?