Ed Sheeran ka dhuruar 1 milion paund për bamirësi

Ed Sheeran raportohet se ka dhuruar më shumë se një milion paund për bamirësi në Suffolk. Sipas ‘The Sun’, dhurimi bujar ka shkuar në organizatat lokale përfshirë dhe repartin e spitalit të fëmijëve në Ipswich. Këngëtari, 29-vjeçar, ende jeton në Suffolk dhe donte të bënte diçka për të ndihmuar banorët në këtë situate pandemie.

Një burim i tha ‘The Sun’: “Është një kohë e tmerrshme dhe Ed dëshiron të bëjë atë që mundet për të ndihmuar. Ai ka ndarë një shumë prej shtatë shifrash midis organizatave bamirëse lokale për t’u përpjekur të lehtësojë shtrëngimin e komunitetit të tij lokal. Ed është shumë i përfshirë në zonë dhe e di se dhurimet e tij do të bëjnë një ndryshim masiv”.

SHKARKO APP