FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Egli Tako paralajmëron një tjetër bashkëpunim surprizë

I-sh-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Egli Tako, ka bërë së fundmi disa postime në “Instastory” që menjëherë kanë marrë vëmendjen e të gjithëve.

Këngëtarja ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vijë projekti i ri i saj muzikor.

Artistja e njohur për zërin e saj të veçantë dhe interpretimin emocional, ka zbuluar se kënga e ardhshme do të jetë një bashkëpunim me një tjetër emër të muzikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Egli ka vendosur që të mos tregojë detaje rreth partnerit që do t’a shoqërojë në këtë këngë, por fansat tashmë kanë nisur të hedhin hipoteza dhe të presin me padurim surprizën e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“O jetë, po vjen kënga e radhës”, ka shkruar Tako në postimin e saj në “Instastory”, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin e ndjekësve.

Ky projekt shënon një hap të ri në karrierën e saj, pas shkëputjes nga menaxhimi i këngëtares Fifi, me të cilën më parë kishte bashkëpunuar ngushtë.

Edhe pse nuk janë dhënë detaje për arsyet e ndarjes profesionale, duket se Egli është e vendosur të ndjekë rrugën e saj në mënyrë të pavarur dhe të sjellë risi për publikun.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?