Ekspertja e marketingut këshillon Luizin: Gabimi që nuk duhet të bëjë
Ekspertja e marketingut, Jori Vila duke folur në “Wake Up” për suksesin e Luiz Ejllit pas përfundimit të “Big Brother Vip 2” dhe menaxhimin e tij, tregoi gabimin që sipas saj nuk duhet të bëjë këngëtari, në mënyrë që të mos humbasë vëmendjen që ka aktualisht.
“Gabimi që unë mendoj që do bënte është të shkëputej nga vëmendja. Seç lexova, se sigurisht vazhdojnë titujt për të, se ishte i lodhur nga gjithë vëmendja që ishte duke marrë. Të mos vazhdonte me një strategji dhe të mos konsultohej me ekspert.
Nuk duhet të mjaftohet me strategjinë që pati dhe me fitoren që pati, por duhet të konsultohet me ekspert PR. Secili prej personazheve të njohur në botë ka një skuadër PR nga pas”,-tha ajo.