Ekspozitë për Ed Sheeran

Javën e ardhshme do të hapë dyert për vizitorët ekspozita dedikuar jetës së këngëtarit Ed Sheeran, duke e treguar atë me detaje që nga fëmijëria, para se të bëhej i famshëm e deri më sot.

Fansat do të mund të shohin çdo gjë, duke filluar që nga kukulla Ed Sheeran, disqet e tij, çmimet që ai ka marrë deri tani, kitarën dhe deri te kutia e salcës që është një bashkëpunim i këngëtarit me kompaninë.

Sheeran pas një periudhe dy vjeçare në tur botëror do të japë shfaqjen e tij të fundit në Ipswich të Anglisë, aty ku ndodhet edhe ekspozita, e cila do të mbetet e hapur për 9 muajt e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanë kaluar tetë vite tashmë që nga momenti kur këngëtari lançoi këngën e tij të parë, dhe sot ai konsiderohet si një ndër këngëtarët më të mire dhe më të suksesshëm me famë botërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?