Elena Ora krenare për motrën e saj dhe Bebe Rexhën

Motra e këngëtares, Rita Ora, Elena, rrëmben vëmendje shpesh me postimet që bën në rrjetet sociale. Derisa yjet shqiptare vazhdojnë të na bëjnë krenarë çdo ditë e më shumë, këto suksese tashmë po shpërndahen kudo. Një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe motra e artistes tonë njëherësh menaxherja e saj Elena, ku gjatë udhëtimit të saj në Greqi ka publikuar revistat, në të cilat në ballinë është Rita dhe Bebe Rexha.

“Shumë e lumtur sot në aeroport gjatë rrugës për në Greqi, i kam këto dy kompani me vete, jeta ime është shumë e mirë. Dy vajzat shqiptare në ballinë në kohë të njëjtë”, ka shkruar mes të tjerash ajo në imazhin e publikuar në Instagram.

Pëlqimet dhe komentet e llojllojshme nga fansat e saj nuk kanë munguar, duke i përgëzuar të dy këngëtaret. Kujtojmë që Rita dhe familja e saj u shpërngulën nga Kosova në Londër, kur artistja ishte vetëm një vjeçe, për tu shndërruar më pas në yll botëror.

https://www.instagram.com/p/B2CqbUQFC29/

SHKARKO APP