Eleni Foureira ka një këngëtare të preferuar në Festivalin e RTSH-së, e tregon publikisht (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Eleni Foureira, duket se është një ndjekëse e zjarrtë e këtij edicioni të Festivalit të RTSH-së.

Me anë të një postimi në ‘Instastory’ se ka një këngëtare të preferuar dhe ajo është Elvana Gjata. Eleni ka publikuar një foto të këngëtares shqiptare dhe shkruan se është e preferuara e saj. Elvana e ka ripublikuar foton, duke i shkruar Elenit se e do shumë dhe e quan atë mbretëreshë.

Kujtojmë se kënga pjesëmarrëse e Elvanës “Me tana” është kthyer shpejt në një nga më të pëlqyerat dhe është një nga pretendentet kryesore për të fituar çmimin e parë e kësisoj për të prezantuar Shqipërinë në ‘Eurovizion’.

SHKARKO APP