Eleni Foureira: Mbështes njerëzit që luftojnë për tu pranuar nga të tjerët

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka patur sukses të madh vitet e fundit, duke u renditur në toplistat ndërkombëtare. Këtë herë, artistja nuk i ka pushtuar titujt e faqeve rozë për projektet muzikore, por për mbështetjen ndaj komunitetit LGBTI. Në intervistën për revistën “Celebrity”, këngëtarja sqaroi se do të jetë gjithmonë pranë njerëzve që luftojnë për tu pranuar nga të tjerët.

“Që nga viti 2012, që u bë parada e parë në Greqi, unë kam qenë atje. Nukk ka të bëjë vetëm me komunitetin gay. Unë gjithmonë qëndroj pranë njerëzve që kanë pranuar ngacmimin, të drejtat e të cilëve nuk janë të dukshme, të cilët duhet të luftojnë për t’u pranuar. Unë mbështes jo vetëm paradën, por edhe shumë organizata që bota nuk i njeh. Thjesht parada ka një publicitet, është një festë, kështu që të gjithë e njohin atë”, u shpreh Eleni.

Më pas shtoi se nuk i intereson aspak fakti që opinioni i saj mund të prekë publikun konservator dhe të ndikojë negativisht në muzikë. “Unë nuk shqetësohem për publikun konservator. Ne nuk kemi nevojë të biem dakord me të gjithë. Kushdo që nuk pajtohet me mua, nuk ka arsye të më dëgjojë, të më shohë dhe të më ndjekë. Është e drejta e tyre që të mos pajtohen me këndvështrimin tim, por është gjithashtu e drejta ime të shprehemi lirisht dhe të mbështesim çfarëdo që duam”, përfundoi Eleni.

SHKARKO APP