Emily Ratajkowski rrëfen dramat për ”shfrytëzimin e trupit për të marrë famë”
Emily Ratajkowski ka pranuar së fundmi se ka ”shfrytëzuar veten” dhe ka ”përdorur trupin e saj” për të arritur famë, një ditë pasi dënoi industrinë e showbiz dhe pranoi se kishte marrë 25,000 dollarë për të shkuar në spektaklin e Super Bowl e shoqëruar me financierin malajzian të kërkuar nga FBI, Low Taek Jho.
Aktorja me bazë në New York, pranon se ka kapitalizuar ndaj seksualitetit të saj kur ishte e re me qëllim të fitonte kontrollin. Në intervistën me rrjetin CBS ajo tregon sesi vetë-shfrytëzimin e saj e konsideronte si një formë fuqizimi, një pikëpamje që ”ka hedhur poshtë”, teksa është bërë më e rritur.
Emily u shfaq fillimisht në videon e këngës erotike të Robin Thicke ”Blurred Lines” në vitin 2013, kur ishte 22 vjeçe dhe prej aty karriera e saj mori dhenë.