Ende pa filluar, largime nga “Dance With Me”

Detaje të reja tregojnë se gjërat në programacionin që starton së shpejti “Dance With Me”, kanë ndryshuar. Me sa duket një ndër personazhet më të spikatur në spektakël, dhe më i rrepti në juri, Robert Aliaj nuk do të jetë më pjesë e “Dance With Me”.

Burime për News31 bëjnë me dije se Robert Aliaj nuk do jetë më pjesë e kastit të jurisë në këtë spektakël, ndërsa ende nuk dihet se kush do ta zëvëndësojë. Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila u përfol si një ndër konkurentet e cila do të garonte përkrah Valer Kolnikajt, ka hequr dorë në moment të fundit dhe arsyet nuk janë bërë ende të qarta.

Këtë sezon janë bërë të ditur disa nga konkurentët që do të jenë pjesë e spektaklit. Mes tyre përmendim çiftin Eduart Ndocaj dhe Kejvina Kthella, Florian Agalliu dhe Era Rusi, Eliona Pitarka me Mateus Frrokun, Eva Murati me Ermal Peçin dhe tashmë, Valer Kolnikaj do të ketë shoqëruese Marsela Çibukajn.

SHKARKO APP