Eni Koçi marton kunatën dhe pamjet e festës së beqarisë nuk duhen humbur

Çifti i njohur i showbizit, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj muaj më parë bënë publike lidhjen e tyre dhe nëpërmjet disa fotove Genci tregoi se i kishte propozuar për martesë këngëtares së njohur. Ata janë komentuar gjatë në media gjatë kësaj periudhe dhe gjithmonë kanë qenë të pandarë nga njëri-tjetri.

Së fundmi, Eni na ka prezantuar dhe me kunatën e saj nëpërmjet disa postimeve. Këngëtarja ka publikuar në Instastory disa video dhe foto ku shihet në festën e beqarisë së kunatës së saj, Nora Kasneci, e cila shumë shpejt do të martohet me vëllain e Gencit, Orges Prelvukaj.

“Ajo tha Po. Kunata ime”, ka shkruar Eni në postimin e saj ku shihet teksa e puth në faqe Norën me të cilën siç duket paska marrëdhënie shumë të mira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?