Enrique Iglesias, artisti latin më i mirë i të gjitha kohërave

Enrique Iglesias shpallet artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave në ”Billboard Latin Music Awards 2020”.

Artisti ka publikuar më shumë se 40 hite, shiti mbi 180 milionë kopje, tejkaloi 19 miliardë transmetime dhe 17 miliardë shikime; koncertet e tij kanë përfshirë mbi 10 milionë njerëz në të gjithë botën, duke fituar 1 miliard dollarë.

Iglesias është i vetmi që ka arritur në majën e klasifikimeve me 14 këngë në Billboard Dance Club chart dhe dhjetëshen më të mirë me 25.

Ai ka hyrë 25 herë në Hot 100, në Billboard 200 ka hyrë 14 herë dhe arriti në krye në Listën Pop Songs Airplay dhe shtatë herë në Top 10. Artisti gjithashtu fitoi 47 çmime në historinë e ”Billboard Latin Music Awards”.

SHKARKO APP