Epo kjo nuk pritej/ Veprimi i Stresit u jep fund fjalëve për ndarjen, ‘hakmerret’ ndaj Kejsit me…
Vetëm një muaj pas lirimit nga burgu, reperi Stresi i dha fund marrëdhënies me partneren e tij, Keisin. Ata i hoqën të gjitha fotot me njëri-tjetrin dhe nuk ndiqeshin më në Instagram.
Çifti u kthye në kryefjalën e mediave dhe çdo lëvizje e tyre nisi të komentohej nga publiku.
Vetëm disa ditë më parë, Keisi u largua për në Kanada, por Stresi nuk ndodhej gjëkundi për ta përcjellë.
Në postimet e tyre në rrjete sociale, ata nisën të bënin herë pas here dedikime për njëri-tjetrin, mirëpo duket se dhe këtyre u erdhi fundi!
Stresi ka vendosur ta bëjë privat profilin e tij në Instagram, duke mos i lënë mundësi Keisit të shohë aktivitetin e tij.
Mesa duket, zënka mes tyre paska qenë vërtetë e fortë, megjithëse ende nuk kemi mësuar asnjë motiv të ndarjes së çiftit.
Kujtojmë se këtë verë, Stresi dhe Keisi kishin planifikuar të bënin një dasmë të madhe, megjithatë planet kanë mbetur ende vetëm fjalë!