Epoka e rrjeteve sociale, Rita Ora jep mesazhin e madh për të rinjtë

Përveç aspekteve pozitive, zhvillimi me hapa të shpejtë i teknologjisë ka sjellë edhe pasoja, sidomos sa i përket mënyrës së jetesës.

Këtë gjë e ka konstatuar edhe këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila në një intervistë ka treguar efektet negative të teknologjisë, që manifestohen gjerësisht tek brezi i ri.

Teksa foli për epokën e rrjeteve sociale, ajo tha:

Swiss Digital Desktop Reklama
Unë mendoj se bota është ndryshuar përgjithmonë. E ndiej veten me shumë me fat që kam jetuar në kohën kur rrjetet sociale nuk ekzistonin. Fëmijët e sotëm nuk e dinë se si është jeta pa rrjetet sociale, dhe mendoj se kjo gjë është një turp i madh. Të rinjtë e sotëm duhet të kuptojnë që jeta reale duhet ndarë nga jeta virtuale, sepse janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra.”

Rita falenderoi nënën e saj, Vera, për fëmijërinë e bukur që ka kaluar dhe mbështetjen që ajo i ka dhënë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këngëtarja vijoi:

Teksa rritesha, mamaja ime më frymëzonte dhe  gjithmonë më bëri të ndjehem e sigurt. Ajo gjithmonë më thoshte që mund të jesh kushdo që dëshiron të jesh. Dhe unë i thoja: “Mendon se mund të jem një yll pop?”, dhe ajo gjithmonë më thoshte: “Po”.

Kujtojmë këtu që Rita Ora u bë e famshme ndërkombëtarisht në vitin 2012 me hitin e saj “Hot Right Now”.

Sot ajo cilësohet si një nga këngëtaret më të mira në botë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?