Era Istrefi i futet biznesit
Showbiz E Diel, 11 Korrik 2021 07:44
Era Istrefi ka prezantuar koleksionin e ri të smalteve për thonj të quajtur “Punk you self” të prodhuara nga kompania amerikane “SinfulColors”.
I nisur fillimisht si një pasion i saj, duket se këngëtarja e hitit “Bon bon” ka vendosur ta kthejë atë në një biznes fitimprurës.
Së fundmi Era ka publikuar një video ku prezanton dizenjot e reja, që përbëhen nga ngjyrat e kuqe e quajtur “RedRum”, si vetë kënga e saj, dhe ngjyra e gjelbër mente.