Erdhi me “bereqet”, bebushja pasuron edhe më shumë Chiara Ferragnin dhe Fedez
Nëse çiftet e reja i druhen ardhjes në jetë të një fëmije, kjo ndodh për të vetmen arsye: të ardhurat.
Por nuk ndodh aspak kështu me një ndër influecerat më të ndjekura në botë.
Chiara Ferragni dhe Fedez u bënë prindër për herë të dytë, këtë herë me një vajzë. Që nga momenti kur e vogla ka ardhur në jetë e deri tani postimet e tyre nuk kanë ndaluar dhe Vittoria brenda 24 orësh po i bën prindërit të arrijnë majat. Mjafton të hedhësh një sy tek postimet e fundit me foshnjën për të kuptuar për çfarë e kemi fjalën. Vetëm numri i pëlqimeve në fotot e dy personazheve të njohur në ‘Instagram’ është 3 herë më i lartë se ai në postimet e tyre të zakonshme. Kaq mjafton që edhe perfitimet monetare të shtohen.
Pak para se të sillte në jetë të bijën, Chiara krijoi edhe linjën e saj të veshjeve për bebe që mbajnë emrin e brandit të famshëm të bloggeres. Tani Vittoria është modelja e parë që po sfilon me veshjet e mamit para miliona ndjekësve. E njëjta gjë ka ndodhur edhe kur erdhi në jetë Leo. Çifti, Chiara-Fedes, ndanë me të gjithë fotot e tij dhe sigurisht bota e adhuroi. Fundja kush nuk i do bebet, kush nuk do t’i shohë teksa luajnë, qajnë ose flenë. Të gjitha këto po i shohim dhe do vazhdojmë t’i kemi në profilin tonë çdo ditë.
Sigurisht që bashkë me përfitimet monetare, Chiara dhe Fedez kanë entuziasmin e të pasurit vajzën në krahë dhe kënaqësinë për t’ia treguar gjithë botës kryeveprën e tyre, kjo është padyshim ana tjetër e medaljes. Neve na mbetet vetëm të shohim dhe të çojmë gishtin tek zemrat për të kontribuar në fitimet e katërshes fantastike.