Erik Lloshi tregon si u njoh me të shoqen: Prita dy javë për ta puthur

Këngëtari i njohur, Erik Lloshi, ishte këtë të enjte së bashku me bashkëshorten e tij Rominën të ftuar në emisionin “Rudina’ ku dhe kanë zbuluar shumë të pathëna për lidhjen e tyre.

Çifti ka treguar se pas dasmës nuk shkuan për muaj mjalti dhe se kanë ndërmend që pushimet t’i marrin në dhjetor për shkak të punës.

Romina zbuloi se punon në bankë, ndërkohë që tregoi se aty e ka njohur dhe Erikun. Eriku rrëfeu se shkak për njohjen e tyre është bërë motra e tij e cila është kolege me Romina.

“Romina punon në një punë bashkë me motrën time. Janë të dyja bankiere. Rastësisht kur motra ime dhe Romina ishin në kafe unë i kam parë dhe e kam pyetur motrën. Sebepi ka qenë motra. Ne kemi gati dy vite që njihemi. Pasi pyeta motrën kush është, vendosa të veproj vetë. Motra më tha se do ma rregullonte, por i thashë nuk është nevojë për shkesë”, tha Eriku ndërkohë që Romina.

“Më çon ftesë në Instagram dhe kur e pash thash: ‘ou çne Erik Lloshi’, sepse nuk më lidhte asgjë me të. Ja kam pranuar ftesën pas disa ditëve”, tha Romina ndërsa Eriku vazhdoi: I çoj një buzëqeshje dhe ma kthen, ndërkohë që unë i shkruaja ishte ora 6 e mëngjesit se po punoja me Kledi Bahitin në studio dhe kjo u çudit po ky çne në 6 të mëngjesit. Pastaj kemi dal pas disa ditësh në kafe dhe më është dashur dy javë për ta puthur, imagjinoni”, ka thënë Eriku duke shkaktuar të qeshura.

SHKARKO APP