Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 13:02 Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS Mësohet se kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama ka kërkuar përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga partia Socialiste. Votimi do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ermal Mamaqi shau mësuesen, Caslli: Nuk arrij ta kuptoj se kur duhet të qesh

Showbiz E mërkurë, 1 Qershor 2022 21:06
Ermal Mamaqi shau mësuesen, Caslli: Nuk arrij ta kuptoj se kur duhet të qesh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Elona Caslli

E kam ndjekur shumë rrallë emisionin tënd dhe jam tejet zemërgjerë në përcaktimin e dendurisë së veprimit kur them ‘shumë rrallë’. E kam ndjekur rrallë, sepse gjithmonë jam ndjerë si një fëmijë që ka humbur rrugën dhe nuk di nga të shkojë dhe unë kurrë nuk arrij ta kuptoj se kur duhet të qesh në emisionin tënd.

Kjo nuk më ndodh vetëm në emisionin tënd.Më ndodh edhe me shumë shfaqje të tjera “ humori” , gjatë të cilave më duhet një udhëzues i së qeshurës, që të më diktojë se kur duhet të qesh. Në rast të kundërt , nëse dikush do të gjykonte shprehinë e fytyrës sime kur përballet me këto shfaqje “humori” , me siguri do të mendonte se po shihja një film me përmbajtje dramatike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kam besuar gjithmonë se është më e lehtë të bësh dikë për të qarë, se për të qeshur. Mund ta mërzisësh dikë pa e vrarë mendjen shumë se çfarë duhet t’i thuash. Mjafton një fjalë e mbrapshtë dhe ia del mbanë. Ndërkohë për të shkaktuar atë buzëqeshjen e vërtetë që ta pastron shpirtin nga pluhuri i së përditshmes duhet mundi, kultura dhe liria. Dje pohove se ishe ndjerë i gjykuar padrejtësisht nga “ kolegët” e tu gazetarë në portale të ndryshme, sikundër pohove faktin se ishe thjesht një individ që bëje humor dhe kaq. Askush nuk duhet të priste asgjë më shumë prej teje, sepse ti kaq doje të bëje.
Një nga gjërat që u shenjua në mendjen time, ishte lehtësia me të cilën ti the formulimin “ Kolegët e mi gazetarë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Unë, personalisht nuk do ta kisha kurrë këtë guxim. Duke qenë se kam shkruar disa shkrime mbi kauzën e Teatrit Kombëtar, shumë njerëz që nuk më njohin, më thërrasin shpesh me emrin ‘gazetare’. Dhe unë ngulmoj t’ua theksoj faktin se nuk jam gazetare, për një arsye të vetme: Mendohem dy herë, kur të vetëquhem ose kur të më quajnë gazetare, pasi mendja me shkon tek gazetarët e vërtetë që rrinë me orë të tëra jashtë Parlamentit në të ftohtë e në të nxehtë, në pritje të një deklarate, që në shumë raste nuk e marrin.

Mund t'ju interesojë

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi

Para 7 orësh
La lojën papritur lojën në BBVK5, Beharja zbulon arsyen

La lojën papritur lojën në BBVK5, Beharja zbulon arsyen

Para 15 orësh
Kallëzim në polici për Nichin? Lidhja mes dy femrave dhe akuza e fortë që trondit Akilin

Kallëzim në polici për Nichin? Lidhja mes dy femrave dhe akuza e fortë që trondit Akilin

Para 22 orësh

Mendja më shkon tek ata gazetarë, që në këto ditë të ftohta dimri, pasqyrojnë të gjitha protestat në vend. Mendja më shkon tek ata gazetarë, që duhet ta shkruajnë medoemos një artikull, ndonëse nuk janë gdhirë mirë atë ditë. Ndërkohë, unë shkruaj kur dua të shkruaj dhe jo kur duhet të shkruaj. Dhe është pikërisht ky hendek midis “ dua” dhe “ duhet” që më shtrëngon të them se unë jam veçse një qytetare, që e ka më të lehtë procesin e të shkruarit se atë të të folurit, çdo herë që më thërrasin ‘ gazetare’.
Gazetarët e vërtetë janë ata që nxjerrin të vërtetat në sipërfaqe dhe jo ata që i fshehin këto të fundit.

Ti nuk je veçse një individ që bën një shfaqje humori. Ti zotëron një hapësirë mediatike dhe kjo mbart mbi vete përgjegjësi. Ti mund t’i formosh ose t’i shformosh njerëzit. Mund ta bësh ose ta zhbësh të vërtetën. Alan Moore do të shprehej- Artisti nuk duhet t’i japë publikut atë që do, por atë që i duhet. Nëse publiku do ta dinte se çfarë i duhet, nuk do të ishte më publiku, por do të ishte artisti. Është detyrë e artistit t’i japë publikut atë i duhet.
Dje u shprehe se qëllimi yt i vetëm ishte të kapje sa më shumë publik. Ndërkohë, unë besoj se publiku duhet kultivuar fillimisht e mandej duhet kapur.

Një element tjetër thelbësor që vrau sytë e mi në mbrëmjen e djeshme ishte mungesa e etikës. Të krijohej ideja se dikush kish vënë në shitje atë që bota e qytetëruar e quan “privacy” në këmbim të vëmendjes mediatike. Dhe krejt natyrshëm të lindnin pyetjet; “ Pse ekzistojnë perdet që mbulojnë dritaret?! Pse njerëzit trokasin përpara se të hyjnë diku?! Pse njerëzit i mbyllin dyert kur shkojnë në tualet?! “ kur gjithçka mund të shfaqet kaq haptazi që nga dhoma e gjumit e deri tek dushi i mëngjesit?!

Gjatë shfaqjes tënde përmende Biblën dhe Pastorin tënd. Në kontekstin e Biblës do të doja të citoja një pjesë nga Dhjata e Re. Fytyra e kohës Ju shihni një re që ngrihet nga perëndimi dhe menjëherë thoni- Po vjen shiu – dhe ashtu ndodh. Hipokritë! Ju dini të dalloni fytyrën e qiellit dhe të tokës, por vetëm FYTYRËN E KOHËS NË TË CILËN JETONI NUK E DALLONI. Lluka 12- Dhjata e Re. A e dallon vallë ti fytyrën e kohës në të cilën jeton?!

Post Scriptum- E duke qenë se përmende faktin se shkon rregullisht në kishë, këtë mesazh për ty do ta përmbyll me një thënie që e kam fort përzemër: “Duart që ndihmojnë janë më të shenjta se buzët që luten.”

Etiketat e lidhura

Elona Caslli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS
Para 20 minutash

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 37 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Rama: “Ulëritën, shkulën gurë dhe hodhën molotovë”, por ….
Para 50 minutash

Rama: “Ulëritën, shkulën gurë dhe hodhën molotovë”, por ….

Rama: Tirana sot kryeqytet europian, dikur në spital lëviznin me biçikletë
Para 51 minutash

Rama: Tirana sot kryeqytet europian, dikur në spital lëviznin me biçikletë

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 13 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 16 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 17 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.