Është 49-vjeçe, por Naomi Campbell ende nuk është gati për t’u bërë nënë
Ajo është një nga supermodelet më të mëdha në botë dhe që i ka rezistuar tregut për shumë vite.
Naomi Cambell ka një karrierë të suksesshme. Por për sa i përket jetës private ende nuk ka krijuar një familje. Pavarësisht se është 49-vjeçe, ylli i pasarelave shprehet se ende nuk është gati të bëhet nënë.
Në një intervistë për WSJ. Magazine, bukuroshja britanike u shpreh: “Naomi të ketë fëmijë, ende jo, do të shoh se çfarë më sjell universi.”
Ndërsa foli edhe për jetën e saj si beqare.
“Të jesh vetëm nuk do të thotë të jesh i vetmuar. Nuk kam kohë të mërzitem dhe nuk kam kohë të ndihem e vetmuar,”-shtoi modelja.
Namoi shtoi se privatësia për të është shumë e rëndësishme për sa i përket jetës personale dhe lidhjeve.
“Privatësia është e rëndësishme për të njohur njëri-tjetrin. Gjithmonë shqetësohesha se puna ime nuk do ta lejonte këtë. Por ka shumë mënyra, këtë e mësova nga Robert De Niro,”-tha ajo.