Fansat e pyesin, këngëtarja Juliana Pasha flet për Luiz Ejllin: I uroj të ketë një mendje të kthjellët
Këngëtarja Juliana Pasha vendosi të ndajë me publikun që dukshëm i ka kërkuar të mbajë një qëndrim për çështjen e Luiz Ejllit në “Big Brother Albania Vip 2”, mendimin e saj.
“Askush nga ne nuk i di të vërtetat e tjetrit. Por të gjithë në vështirësi kemi nevojë për kurajo, për besim dhe mbi të gjitha për mbështetje! Luiz, uroj të kesh shëndet mbi gjithçka. #meluizin”,-shkruan këngëtarja në Tiktok.
Më tej, në një postim në Instagram, Juliana shton “Për të gjithë ju që më keni dërguar mesazhe pafund për Luizin. Sigurisht që e kam mbështetur pikërisht aty ku janë mbledhur të gjithë fansat dhe mbështetësit e tij, në TikTok. I uroj të ketë një mendje të kthjellët, të pastër dhe shëndet të plotë”.
Bashkëpunimi më i njohur mbetet mes tyre është kënga “Sa e shite zemrën”, kënga fituese e “Kënga Magjike 2010”.
View this post on Instagram