Fansat për Kylie Jenner: Blen këpucë kur Amazona po digjet

Kylie Jenner u bë kryeqendra e rrjetit për shkak të këpucëve që bleu në një dyqan luksoz. Ndërkohë që shumë emra të njohur po përpiqen të kontribuojnë e të luten për zjarret në Amazonë, Kylie shpenzon para. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak fansave. As atyre që adhurojnë familjen Kardashian-Jenner.

Kylie publikoi disa imazhe në Instagram duke provuar këpucë të ndryshme. Ndër to, ishte dhe një imazh nga dollapi i saj, për të cilin shkruajti: “A kam një problem?”. Tani fansat po e akuzojë se nuk shqetësohet për përhapjen e zjarreve në Amazonë, i cili prodhon 20% të oksigjenit në planet.

“Kylie Jenner ka blerë 673838 palë këpucë Gucci ndërkohë që pylli i Amazonës po DIGJET. Ajo ka miliarda para dhe miliona ndjekës. Minimumi që mund të bëjë është të postojë dicka në Instagram”, shkruajti një prej ndjekësve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?