Fatma Methasani fotografohet pa filtra me barkun e rrumbullakosur

Moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani, do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë.

Lajmin e bukur të pritjes së ëmbël ata e ndanë disa javë më parë në profilet e tyre në Instagram, nëpërmjet një fotoje ku kishin pozuar me ekon e bebushit.

“Kur dashuria është shumë e madhe për tu mbajtur në dy zemra, vjen në jetë një zemër e tretë!”- shkruante Fatma në foton e ëmbël.

Megjithatë, ajo është treguar e rezervuar për publikun dhe ende nuk e ka zbuluar gjininë e bebushit që po presin.

Madje, Fatmën nuk e kishim parë me barkun e rrumbullakosur derisa motra e Flaka Krelanit, Qeqa, publikoi në InstaStory një video të moderatores, siç mund ta shihni në fotot e ruajtura nga “Blitz.al”.

Fatma shfaqet duke buzëqeshur teksa qëndron në këmbë dhe në sy na bie ndryshimi i madh i moderatores, barku i së cilës është rritur goxha.

SHKARKO APP