Fatma rrëfen momentin e veçantë kur i tha Alfios se do bëhet baba
Tashmë prej kohësh kemi mësuar lajmin e bukur se moderatorja e njohur, Fatma Methasani dhe partneri i saj, Alfio Rrotani, do të bëhen prindër për herë të parë.
Fatma ka rrëfyer në “Pasditja ime” momentin e parë kur i tregoi Alfios se do të bëhen prindër për të parën herë.
I thashë Alflios hajde në shtëpi se nuk jam fare mirë dhe do duhet të më çosh në spital. Vjen super shpejt, është e pamundur t’a nxjerrësh nga kuzhina, i bllokohej fryma kur hapi derën, unë i kisha përgatitur një kuti të vogël me ekon, këpucët e bebit, kur pash Alfion që po qante, nga ajo javë e javët e tjera vetëm kemi qarë”, tregoi Fatma.
Kujtojmë se dyshja ka zbuluar edhe gjininë e bebit. Ata do të bëhen prindër të një djali.