Fatma shkëlqen nga nuri i shtatzënisë

Moderatorja shumë e pëlqyer nga publiku, Fatma Methasani po jeton ditët e saj më të bukura në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe Alfio pak ditë më parë zbuluan edhe gjininë e bebit dhe çifti së shpejti do bëhen me djalë.

Së fundmi Fatma bashkë me Alfion ndodheshin në një event në Pallatin e Brigadave dhe atje Fatma është fotografuar me barkun e rrumbullakosur.

Moderatorja ishte veshur me një fustan të bardhë, paksa të fryrë në pjesën e poshtme, por që i tregon qartë barkun. Nuri i shtatzënisë e kishte zbukuruar edhe më shumë Fatmën e cila shkëlqente.

Kujtojmë që pak ditë më parë, moderatorja festoi 25-vjetorin e ditëlindjes dhe mori një surprizë nga Alfio.

SHKARKO APP