Fatma tregon momentin e parë kur zbuloi për shtatzëninë: Më erdhi në mendje pesha dhe karriera
Këtë të shtunë në emisionin e “Mos i fol Shoferit” në RTV Ora, ka qenë e ftuar moderatorja Fatma Methasani apo siç e njohim të gjithë Fatma e Intv-së .
Gjatë intervistës Rudina e ka pyetur për momentin e parë kur ajo zbuloi se ishte shtatzënë.
Rudina Dembacaj: Dua të më tregosh momentin e pare kur more vesh që ishe shtatzënë?
Fatma Methasani: E mbaj mend sikur te ishte sot në mëngjes, sigurisht që qava, as nuk e di vetë pse më kaloi e gjithë jeta përpara syve, jo po karriera, jo po pesha, jo po kjo jo po ajo, po mami, apo unë s’jam e martuar etj. Nuk e besova derisa bëra vizitën dhe e besova, u binda dhe e ndava dhe me Alfion lajmin. Vajta me vrap bëra vizitën dhe më pas e ndava lajmin dhe me Alfion. Alfio e donte shumë, kishte kohë që ma thoshte, nuk e prisja që do lumturohej kaq shumë, filloi të qante. U gëzuam shumë të dy si dy fëmijë të lumtur, ka treguar ajo.