Fedez shpërthen në akuza ndaj TV që e çensuroi, Matteo Salvini e fton në debat (VIDEO)

Në Itali ka një ”përplasje” mes reperit Fedez dhe kanalit televiziv që i ka censuruar fjalimin në mbrojtje të grave të dhunuara dhe komunitetit LGBT. Reperi foli ndaj deklaratave homofobike nga anëtarët e partisë së krahut të djathtë të Italisë League, por ”Rai” mohoi përpjekjen për të censuruar reperin.

Fedez publikoi në Twitter një regjistrim të një thirrje telefonike me zv/drejtorin e ”Rai 3”, një kanal televiziv në pronësi të transmetuesit shtetëror. Fedez pretendoi se ekzekutivi i TV i kërkoi atij paraprakisht të hiqte emrat e politikanëve që ai planifikoi të kritikonte gjatë performancës së tij në koncertin e së shtunës, i cili u transmetua nga ”Rai 3”.

“Unë jam duke ju kërkuar që të përshtateni me një sistem që ju ndoshta nuk e kuptoni”,-dëgjohet zyrtari duke thënë gjatë thirrjes. Në përgjigje, ”Rai” tha se Fedez tregoi ​​vetëm një fragment të thirrjes, e cila nuk përfshinte mohimin e censurës nga ekzekutivi i TV. Fedez akuzoi partinë e Lidhjes, e cila drejtohet nga Matteo Salvini për bllokimin e projektligjit në parlament.

Salvini megjithse kritikoi Fedezin, e ftoi për një diskutim rreth “lirisë dhe të drejtave”. Në një postim në Facebook, ai tha se legjislacioni i krimit të urrejtjes i mbështetur nga Fedez nuk ishte i nevojshëm, pasi ligji tashmë ndëshkoi ata që u gjetën fajtorë për diskriminim në bazë të seksualitetit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FEDEZ (@fedez)

SHKARKO APP