“Femra egoiste që duan të duken kudo”: I kritikoi të ëmën, vajza e Manjola Nallbanit replikon me ndjekësen
Një set fotografik i realizuar nga Manjola Nallbani është shkak i një debati në rrjet mes vajzës së këngëtares dhe një komentuesje. Manjola shfaqej e veshur me një fustan ngjyrë rozë, që i vinte në pah linjat trupore, por përpos komplimenteve të shumta, ka patur nga ata që e kanë kritikuar.
Njërës prej komentuesve nuk i kanë pëlqyer aspak fotot e Nallbanit, e cila është shprehur se Shqipëria ka femra egoiste që duan të duken gjithandej, duke vënë në dukje se pamja e tyre është zbukuruar me make up, ndërkohë që ka shumë të tjera që janë të bukura dhe natyrale.
“Unë s’jam e këtij mendimi dhe nuk më pëlqejnë pozat e kësaj… Shqipëria ka femra egoiste që duan të duken gjithkund… Mos harrojmë që pamjet e këtyre janë nën trukun dhe kurimin e tyre maksimal, kur ka femra shumë natyrale, të thjeshta, femërore e të ëmbla,”, shprehet ndjekësja.
Ky koment nuk është pritur mirë nga vajza e Nallbanit, e cila i ka dalë në mbrojtje të së ëmës. Ajo shprehet se fotot janë realizuar për kopertinë reviste dhe jo për foto pasaporte, duke theksuar se është normale të zbukurohet pasi është femër.
“Nuk pretendoj ta kuptosh, po kjo s’është foto pasaporte që të ketë “thjeshtësi”, është set për kopertinë reviste… Nejse, edhe ti pa qenë person publik fare dhe s’të njeh askush, nuk i ke lënë mangut as rruazat, as buzëkuqin, as selfiet dhe as profilin publik për pak vëmendje!
Është normale që do të zbukurohesh se je femër, po është tjetër çështje që ka disa gra që s’ka make up t’ju beje derman se ju duket negativiteti që në shikim, po te paktën mos gjyko ato që duken bukur dhe janë me mentalitet 100 vjet para!”, ka shkruar vajza e këngëtares.
Sigurisht, replikat e tyre kanë tërhequr vëmendjen e Manjolës, e cila shkruan: “O jeta ime! Njeriu që ndihet plot me veten nuk ja vret sytë shkëlqimi askujt tjetër! Unë natyrisht nuk po dal kështu në rrugë për të blerë presh po janë foto artistike për një kopertinë reviste! Ne vitin 2020! Dhe jam Artiste! Kush nuk kupton kaq gjë çfarë të thuash përveçse … ky fat na ra!”
/abcnews.al