Fillon Big Brother Albania? Reagon Arbana Osmani

Pas gati 3 vitesh shkëputje, duket se Big Brother do të rikthehet sërish, nën drejtimin e Arbana Osmanit. Burimet bëjnë me dije se edicioni i ri i Big-ut do të nisë nga pjesa e dytë e muajit mars deri në fund të qershorit 2020.

Një reagim ka ardhur dhe nga Arbana Osmani, e cila me foto nga studioja e vjetër ndez shpresat për një sezon të ri. “Uroj ta dija por vërtet nuk e di, shpresoj t’ju shoh së shpejti”,-shkruan Arbana në rrjete sociale.

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani prej vitesh drejtonte një ndër spektaklet më të ndjekura në Shqipëri, Big Brother. Vitet e fundit drejtues i programacionit u vendos Ledion Liço, duke larguar nga formati Arbana Osmanin, e cila me sa duket do të rikthehet sërish.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?