Filmi i ri i “Aladinit”, përralla klasike me aktorë realë në kinematë italiane

Përralla klasike e “Aladinit” vjen në ekranin e madh me aktorë realë. E gjithë vemendja është përqendruar tek Will Smith, i cili e ka shndërruar xhindin e famshëm në një personazh sa mistik aq edhe modern, që hera-herës këndon edhe rrep.

Përralla klasike e “Aladinit” vjen në ekranin e madh në formën live-action, me aktorë realë.

Me regji të Guy Ritchie dhe producent Daniel Lin, krijimi më i fundit i Disney sjell në rolin e xhindit të famshëm aktorin Will Smith.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa pjesëtarët e tjerë të kastit janë në rolin e Aladinit, Mena Massoud, atë të Xhazminës Naomi Scott, dhe Marvan Kenzari, në rolin e Xhafarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

E gjithë vemendja është përqendruar tek Will Smith, i cili e ka shndërruar xhindin e famshëm në një personazh sa mistik aq edhe modern.

Do të jetë një gjeni hip hop, shumë i ndryshëm nga origjinali, me shpresën se audienca do të përpiqet ta respektojë atë, duke e çliruar gjykimin e saj nga filmi i viteve ’90.

Aladini i ri, pason atë të 1992 ku personazhi kryesor bie në dashuri me princeshën Jasminë, ndërsa regjisori Gay Ritchi, ka sjellë një version të ndryshuar, me elementë të rinj.

Në filmin e animuar rrëfehet historia e nje endacaku i cili perpiqet te fitojë dashurine e princeshës se bukur duke perdorur fuqite magjike të një xhindi, zeri i të cilit u realizua nga komediani i ndjerë Robin Williams.

Por çfarë ndodh në adaptimin e regjisorit Ritchie, mbetet për tu zbuluar.

Krijimi artistik 128 minuta do të shfaqet këtë të mërkurë në të gjitha kinematë italiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?