Filmi kushtoi 200 mijë euro, Ermali tregon se çfarë do të bëjë me paratë e fituara
Filmi “2 Gisht Mjaltë” me protagonistë kryesorë Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata, theu rekord shikueshmërie në trojet shqiptare.
Që në ditën e parë, u shitën mijëra bileta në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Interesimi për të parë komedinë e dy artistëve shumë të njohur, për herë të parë bashkë në një projekt filmik, ka qenë jashtëzakonisht i madh dhe prandaj dyshimet për një të dytë është shtuar kohëve të fundit.
Ermali ishte i ftuar në emisionin “Dita Jonë” ku foli për filmin, por edhe u shpreh se mund të ketë një episod të dytë.
“E dija që do të funksiononte, por jo në këto nivele. Unë dhe ekipi realizues kemi mbetur të shokuar që në ditën e parë. U shitën 10 mijë bileta që në ditën e parë. Kjo tregon që tregu ishte bosh dhe surpriza e njerëzve për filmin shqiptar… unë kam bërë pjesën time, por marketingun më të madh e kanë bërë vetë njerëzit. Në dy javët e parë janë shitur 150 mijë bileta në të gjitha kinematë”, tregon Ermal Mamaqi.
Por ndërsa pyetet se çfarë do të bëhet me lekët e filmit, Mamaqi zbulon se tashmë po kupton që ky biznes funksionon dhe mund të kthehet në një punë të përvitshme. “E para do të lajë lekët e filmit. Por po kuptoj se ky biznes funksionon dhe mund të kthehet një punë e përvitshme”.
KOHA JONË SONDAZH

