Fisnik Syla i dërgon dron Luizit: Do ta mbaj premtimin

Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në banorin e preferuar të shumë shqiptarëve nga spektakli i shumë shikuar, Big Brother VIP Albania.

Dronat që janë futur në shtëpi për të kanë qenë të panumërt.

E së fundmi, këngëtari shkodran është befasuar edhe me një dron tjetër, i cili i ka ardhur si dhuratë nga sipërmarrësi, Fisnik Syla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky i fundit i cili në opinion njihet edh si ish-bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina, i ka dërguar një dron duke i theksuar se do të mbajë premtimin e bërë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipërmarrësi gjilanas ka bërë një premtim publik pak javë më parë, duke deklaruar se do të japë mbi 100 mijë euro për Luizin, në rast se ai nuk e fiton Big Brother VIP Albania.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?