Fituesi i ”Eurovision 2025”, JJ: Uroj që Israeli të mos vijë vitin e ardhshëm

JJ nga Austria është fitues i ”Eurovision 2025” dhe shpreson që Izraeli të përjashtohet nga konkursi i vitit të ardhshëm, që do të mbahet në Vjenë. Emri i vërtetë i tij është Johannes Pietsch, dhe për gazetën spanjolle El Pais tha se është “zhgënjyese” që Izraeli vazhdon të marrë pjesë në konkursin europian të këngës.

“Do të doja që Eurovision-i të mbahej vitin e ardhshëm në Vjenë dhe pa Izraelin. Por topi është në duart e EBU-së. Ne, artistët, mundet vetëm të ngremë zërin për këtë çështje”, tha këngëtari 24-vjeçar.

Pjesëmarrja e Izraelit në konkurs ka pasur kritika të përsëritura gjatë muajve të fundit për shkak të luftës së tyre me Hamasin në Rripin e Gazës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka ndërhyrë në këtë debat, duke kërkuar përjashtimin e Izraelit me arsyetimin se Rusia u përjashtua nga konkursi për shkak të pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?