Fjolla Morina del nga ”Big Brother Kosova Vip 4”

Fjolla Morina ka kaluar ditë të vështira emocionale brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke ngritur dyshime se ajo mund të largohet nga gara. Sipas zhvillimeve të fundit, Fjolla ka shprehur disa herë pakënaqësi dhe lodhje emocionale, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen e saj psikologjike. Ajo në Prime-n e natës së sotme (e hënë) nuk ishte rregulluar.

Kjo situatë ka nxitur reagime të shumta nga publiku, ku fansat shprehen të shqetësuar për gjendjen e saj dhe presin të shohin nëse Fjolla do të vazhdojë rrugëtimin në shtëpi apo do të marrë vendimin për t’u larguar. Mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse Morina do të qëndrojë në Big Brother VIP Kosova apo do të surprizojë me një largim të papritur.

Kjo vjen pas disa debateve e akuzave që pati nga banorja tjetër, Alba Pollozhani. Sidoqoftë, ende nuk ka ndonjë vendim përfundimtar në lidhje me këtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?