Fjoralba dhe Besi nuk erdhën në studio, opinionistët prezantojnë gjysmëfinalen e ”Ferma VIP”

Mbrëmjen e së premtes u mbajt gjysmëfinalja e “Ferma VIP”, dhe nisi në një mënyrë krejt të pazakontë. Spektakli u hap dhe u drejtua gjatë gjithë mbrëmjes nga opinionistja Sonila Meço, për shkak të dy të papriturave që ndodhën vetëm disa minuta para nisjes së spektaklit të madh.

Moderatorja Fjoralba Ponari nuk mundi të ishte prezente për shkak të një problemi shëndetësor që i ndodhi në minutën e fundit, pak para se të niste spektakli. Megjithatë, Sonila siguroi se Fjoralba ishte mirë dhe jashtë çdo rreziku dhe premtoi se do të jetë në finale.

Enkel Demi ishte në rolin e Kryeplakut, duke zëvendësuar Bes Kallakun. Shkak u bë anulimi i fluturimit të avionit me të cilin ai do të kthehej në Tiranë.

SHKARKO APP