”Florjan Binaj ka infektuar Përmetin”, aktori: Lojë e shpifur por…

Në media po flitet ende për aktorin e njohur të portokallisë, Flor Binaj që është i infektuar nga Covid-19. Pas publikimit të këtij lajmi, aktori bëri një reagim përmes rrjeteve sociale, duke u shprehur se testi i ka rezultuar pozitiv, por nuk ka shfaqur asnjë shenjë apo simptomë. Këtë të dielë, aktori ka reaguar për lajmet e publikuara në media, për lajmin e infektimit të tij. Nisur nga lajmi se Binaj ka qenë në Përmet dhe ka takuar një person në një party, aktori kundërshton që të ketë qenë në Përmet paranjë jave, por ai thekson se atje ka shkuar më datë 7 qershor. Aktori shkruan se nuk ka qenë në asnjë party, dhe s’ka takuar asnjë person që nuk njeh.

SHKARKO APP