FOTO/ Arriti rekorde me këngën e re me Faydee-n, ja si e feston Luana Vjollca suksesin

Moderatorja e njohur Luana Vjollca ditën e djeshme ka publikuar këngën e saj të re, një bashkëpunim me këngëtarin me famë botërore Faydee. Kënga titullohet “Yalla Habibi” dhe u prit mjaft mirë nga publiku.

Kënga pa mbushur akoma 24 orë ka marrë 1.4 milionë klikime në Youtube duke thyer kështu rekord. Për të festuar suksesin e radhës, moderatorja bjonde ka mbledhur gjithë miqtë dhe familjarët e saj dhe ka festuar deri në orët e para të mëngjesit.

Pranë saj ka qenë motra Marina Vjollca dhe kunati Getoar Selimi të cilët e kanë uruar Luanën për sukseset e njëpasnjëshme.

 

SHKARKO APP