FOTO/ Don Xhoni hedh një thumb dhe e ka për Jozin: Na ishte se ç’na ishte
Don Xhoni përpos projekteve muzikore, po përflitet për një romancë. Ajo ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, duke ndezur polemika pas një deklarate të bërë nga ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Joz Marku.
Ky i fundit në një intervistë është shprehur se ”Po shoqërohet me njerëz të padëshirueshëm, bën gjeste aspak të hijshme”, një gjë që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një thumb të drejtpërdrejtë ndaj Don Xhonit.
Deklarata e Jozit vjen në një kohë kur në media dhe rrjetet sociale po qarkullojnë spekulime për një lidhje të mundshme mes Loredanës dhe Don Xhonit, çka e bën reagimin edhe më të ndjeshëm.
Fansat vazhdojnë të spekulojnë rreth marrëdhënies së Don Xhonit me Loredanën, edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht një lidhje.
KOHA JONË SONDAZH


