FOTO/ Elizabeta II largohet përgjithnjë nga Balmoral, mijëra qytetarë në rrugë

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeta II do të dërgohet të dielën nga malësitë skoceze në Edinburg, për t’i dhënë mundësi publikut që t’ia japë lamtumirën e fundit monarkes, e cila u nda nga jeta pas shtatë dekadash në fron.

Vdekja e 96-vjeçares është përcjellë me lot, hidhërim dhe kujtime të mira, jo vetëm nga familja e ngushtë e mbretëreshës, por edhe shumë njerëz të tjerë në Britani dhe botë.

Arkivoli i Elizabetës II, lëvizi ngadalë nga Kështjella Balmoral, nëpër qytete e qyteza drejt Edinburgut.

SHKARKO APP