FOTO/ Ka bashkëpunuar me Xhensilën dhe Elvanën, çfarë thotë Ardian Bujupi për dy këngëtaret
Këngëtari i njohur, Ardian Bujupi, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku foli për projektin më të ri muzikor dhe bashkëpunimin me Xhensila Myrtezajn.
“Çika-Çika” është suksesi i parë i Bujupit me Myrtezajn, e pas këtij hiti ata vendosën që të vinin sërish bashkë me një tjetër këngë. “Panorama” është titulli i këngës që do të publikohet ditën e sotme dhe që pritet të jetë hit gjatë kësaj vere.
Duke folur për kolegen e tij, Bujupi u shpreh: “Bashkëpunimi me Xhensilën ka qenë i hapur, por këtë verë gjetëm mundësinë. Unë Besin e kam shumë shok. Titullin “Panorama” e kam vendosur sepse është një emër ndërkombëtarë, pra panorama thuhet në shqip, turqisht, gjermanisht dhe është një titull i pa përdorur më parë”.
Ndërkohë kujtojmë se Ardiani ka sjellë bashkëpunime të shumta me artistë të mirë në kohë të ndryshme. E i pyetur në lidhje me bashkëpunimet me dy këngëtaret, Xhensila Myrtezaj dhe Elvana Gjata, ai shprehet: “Të bashkëpunosh me femra është pak më e komplikuar, sepse duhet t’i kushtojnë rëndësi veshjes dhe grimit. Bashkëpunimet me Xhensilën dhe Elvanën kanë qenë super, janë yje të shqiptarisë dhe për mua është krenari e madhe bashkëpunimi me ta. Elvana ka eksperiencë pak më të gjatë se Xhensila, por të dyja janë perfeksioniste, detajiste gjë që më ka ndihmuar shumë dhe mua”.
I pyetur për të tjera bashkëpunime në Shqipëri, Ardiani u përgjigj: “Elvana Gjatën e kam dëgjuar që kur kam qenë 15-16 vjeç dhe e kam pasur shembull, idhull. Mendoj se ëndrrat për në tregun shqiptarë për bashkëpunime më janë plotësuar”.